Teksa shqiptarët janë në revoltë e janë ngritur në portestë për rastin e 3-vjeçares që u dhunua nga edukatorja në kopësht, Genta Gjalpi ka shokuar me deklaratën e saj në një InstaStory.
Ish-banorja e “Big Brother” është pyetur nga një ndjekës se çfarë ka patur gjithmonë ëndërr të bëhet.
“Kam pas ëndërr të bëhem mësuese. Po më mirë që nuk u bëra. Me këta nxënës që janë në qarkullim do i kisha degjeneruar në shpulla se janë shumë të pabindur”, shkruan Genta Gjalpi para 223 mijë ndjekësve në Instagram, në një kohë protestash të vazhdueshme për dhunën ndaj fëmijëve në institucione arsimore dhe gjithë rasteve të fundit që janë denoncuar.
Epo mbetet të themi, fatmirësisht Genta nuk ka mundur të bëhet mësuese.