Një situatë e papritur ndodhi ditën e sotme në puntatën e “Për’Puthen”.
Një nga konkurrentët, Ardi ka akuzuar një tjetër konkurrent për ngacmim seksual. Sipas tij, një nga djemtë e ka prekur në pjesët intime në prapaskena.
“Kanë ndodhur disa gjëra në prapaskena, emrin do e them kur ta konfirmoj. Isha dike biseduar me një djalë, erdhi dikush dhe më preku në …. Një nga djemtë më ka ngacmuar seksualisht, nëse ka pëlqim për djemtë të dalë përballë. Nëse do ta nxjerri vetë veten ta nxjerri, unë kam dyshimet e mija. Jo se kam problemet e mija me këtë lloj gjëje”, tha Ardi.
Mirëpo, u duk se kjo deklaratë nuk u prit mirë nga konkurrentët. Gridi pati një përplasje me Ardin, duke i thënë:
“E ke bastardu me këtë që ke thënë, jam dhe unë këtu. Kush je ti që flet kështu për ne?”
Duke mos pranuar që të ulë tonet, moderatorja Megi Pojani e ka larguar nga studio.
Nuk dihet nëse produksioni do e trajtojë këtë çështje apo do e lërë me kaq!