Mozzik shpesh është përfolur për bashkëpunime me këngëtare dhe modele, nga më të bukurat dhe më të kërkuarat në industrinë e tyre. Ndërsa jo pak herë kanë qarkulluar lajme për afrimitetin e Mozzik me bashkëpunëtoret e tij, reperi nuk është ndalur kurrë të japë shpjegime, duke e lënë rrjetin të aludojë.
Mirëpo, është një person që i kërkon llogari reperit dhe ky i fundit s’ka nga t’ia mbajë përveçse të japë përgjigje dhe ky person është vajza e tij, Hana.
Në një postim që reperi ka ndarë në Instastory, dëgjohet Hana e vogël teksa e pyet reperin lidhur me bashkëpunimin e fundit me Kidën.
“Çfarë ke me atë vajzë me këto zemra? Nuk më pëlqen! A e ke grua? A je i martuar?” – thotë Hana, teksa reperi i shpjegon se është thjesht shaka.
Hana është vajza e Mozzik dhe reperes Loredana, të cilët patën një histori të gjatë e të bukur dashurie, prej nga lindi dhe vogëlushja e tyre. Prej kohësh, çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre, ndërsa Loredana ka nisur një romancë të re me futbollistin 21-vjeçar Karim Adeyim së fundmi, ndërsa Mozzik nuk i ka kursyer në asnjë moment “thumbat” ndaj çiftit të ri, madje dhe kënga e tij e fundit me Kidën, mendohet të jetë një dedikim për Loredanën.
Sa i takon vajzës së tyre, ajo jeton me Loredanën, megjithëse nuk i ka munguar në asnjë moment as prania e Mozzik, e mesa duket tani është rritur mjaftueshëm për të kërkuar llogari një për një te prindërit e saj. Hana gjithashtu është bërë virale në rrjet, prej postimeve të shumta të prindërve të saj dhe faktit që shumë herë, vogëlushja ka qenë e pranishme në skenë në koncertet e Loredanës.