Afrimiteti mes Zhaklin Lekatarit dhe Krist Dragot u vu re gjatë BBV, ku Zhaklina ishte në rolin e opinionistes dhe Kristi një nga banorët.
Në shumë situata gjatë diskutimeve në studio, publiku dhe vet banorët, dukshëm panë që opinionistja e përkrahte Kristin gjatë rrugëtimit të tij, madje shpesh herë ajo e ka quajtur si mashkullin që duhej marrë shembull nga meshkujt shqiptarë, pasi ai përcillte frymë europiane e sidomos me vajzat në shtëpinë e BB.
Madje, rrjeti nisi të aludojë për një raport të mundshëm më tepër se miqësor mes tyre, kjo pasi dhe qarkulloi një foto ku dyshja shkëmbente një puthje në buzë në një studio televizive.
Edhe pse asokohe, ata nuk pranuan asnjëherë asgjë, Kristi sot në një komunikim me ndjekësit e tij në Instagram lidhur me parfumet, arriti të njohë që Zhaklinën vetëm përmes parfumit që ajo përdor, dhe vet Zhaklina e konfirmoi që lloji i parfumit në “Ask”-un e Kristit ishte shkruar nga ajo. Nën përgjigjen e shkruar “Orto Parisi” (parfumi që Zhaklina përdor), Kristi ka pyetur nëse kjo fragrancë ishte shkruar nga Zhaklina, ndërkohë në një Instastory, ajo iu përgjigj Kristit duke shkruar “Zhaklin Lekatari dora vetë!”