Nëse ka diçka pak po të sigurtë, është fakti që showbizi nuk ‘fle’ kurrë!! Dramat pasojnë njëra-tjetrën dhe ja ku e gjejmë veten në një ‘dramë’ të re – këtë herë mes dietologeve Diola Dosti dhe Anila Kalleshi!!
Po çfarë mund të ketë shkaktuar një debat mes dy profesionisteve të fushë së vet?! Si gjithmonë, postimet në rrjete sociale!
Së fundmi në profilin e saj, Diola ka postuar një video ku thotë se 50% e shqiptarëve vdesin nga sëmundjet e zemrës. Një nga arsyet?! Se nuk konsumojmë yndyrë. Sipas Diolës, në dietën ushqimore të secilit prej nesh duhet shtuar yndyra dhe duhet të konsumohet edhe dhjami i mishit, në sasi të moderuar.
Mirëpo, me sa duket Anila Kalleshi nuk është fare dakord me këtë, duke reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ironizon rëndë Diolën!
Sigurisht, ky postim shkoi në duart e Diolës e cila reagoi menjëherë me një Instastory, ku i kthen përgjigje Anilës, duke e quajtur fanse dhe se ajo vet shkon te dietologia për t’u dobësuar edhe pse me 7 grada shkencore.
Mendoni se Anila Kalleshi do e injoronte këtë postim të Diolës?! Sigurisht që jo! Dietologia ka hapur arkivat dhe ka treguar një pjesë të aktivitetit të saj ndër vite me doktorë e nutricionistë nga e gjithë bota, dhe më pas me video të saj ku shkruan “Sa vite jetë ka, unë kam eksperiencë pune. Tung!”
Ndërsa Diola i është përgjigjur me një tjetër postim ku shkruhet: “Kur ti je njeri i dashur, por sërish e mbron energjinë tënde nga njerëzit toksikë.”