Arbana Osmani njihet tashmë përveçse si një nga moderatoret më të mira, edhe si një kuzhinere mjaft e zonja, e për pasojë dhe dëshirë nga ana e saj, edhe si një mikpritëse fantastike.
Momentet që ajo ndan nga darkat me miqtë e të afërmit e saj në shtëpi janë të shumta, por gjithmonë me një të përbashkët – kujdesi deri në detaje i Arbana Osmanit për të ftuarit e saj.
Së fundmi, moderatorja ka postuar në Instastory një foto nga veranda e saj, me tavolinën gati për të ftuarit, dhe për një moment duhet t’a pranojmë se e ngatërruam me një restorant luksoz.
Pamje perfekte e ajër i pastër, atmosferë me drita, kuzhiniere e dedikuar, një tryezë elegante me detaje, lule e qirinj, verë e mirë dhe miq të zemrës – çfarë mund të kërkosh më shumë nga një darkë?!