Pas pushimeve në Spanjë, çifti Romeo-Heidi duket se po kalojnë ditë mjaft të bukura pranë njëri-tjetrit.
Dyshja këtë herë ka udhëtuar drejt Italisë, vendit ku Heidi është rritur. Ata kanë ndarë momente për ndjekësit e tyre në rrjete sociale, teksa Heidi po shprehet se tashmë Romeo është ‘italianizuar’, ndërsa ky i fundit dëgjohet të flasë italisht (në stilin e tij :p ) me miqtë e tyre në tavolinë.