Meri Shehu është një nga emrat e përfolur si banore e BBV3. Që prej kohës që emri i saj nisi të përflitej si banore e mundshme e BBV, vazhdimisht në intervista Meri e ka lënë të nënkuptohet që ky lajm është i vërtetë.
Së fundmi, duket se Meri e ka konfirmuar vet këtë lajm. Më saktë, është konfirmuar nga Rudina Magjistari, por dhe vet astrologia në një farë mënyre e konfirmoi atë çfarë tha Rudina.
E ftuar si gjithmonë në emisionin e Rudinës, kjo ishte biseda mes tyre:
Rudina Magjistari: Ne duhet të lajmërojmë teleshikuesit që Merin s’do ta kemi javën tjetër në program sepse Meri do të…
Meri Shehu: Do të jetë pjesë e një programi…
Rudina Magjistari: …Fillojë një kapitull të ri televiziv, por ne e presim me shumë kënaqësi.
Meri Shehu: Rikthimi im është këtu, patjetër!
Rudina Magjistari: Të urojmë suksese dhe ne të presim sapo ti ta kesh përfunduar, urojmë të të shkojë mbarë dhe të japësh më të mirën tënde.
Meri Shehu: Patjetër, është kënaqësi e madhe.
Rudina Magjistari: Nuk po themi më shumë sepse le t’ia lëmë surprizat produksionit të cilit ti do të bëhesh pjesë shumë shpejt.
Urime Meri dhe suksese! – e sigurt është që prej datës 13, do të kemi horoskop pa limit, shpresojmë. 😉