Që pas Prime-t të kaluar ku Egli Tako u bë sërish pjesë e shtëpisë së BBV, po komentohet në rrjet rënia e konsiderueshme në numrin e ndjekësve të banores.
Mirëpo, nëse flasim për shifrat dhe se si ato janë tregues i rëndësishëm për banorët, me një vështrim në shikimet e faqes zyrtare të BBV, vihet re se me rikthimin e Eglit në shtëpi, shikimet janë shumëfishuar krahasimisht me javën kur banorja ishte jashtë shtëpisë, ndërsa videot më të shikuara janë ato të Egli Takos, Eglit dhe Gjestit dhe zhvillimit të dinamikës Egli-Rozana-Gjesti.