Tayna ka qenë e ftuar në “Alba festival” të mbajtur në Zvicër, bashkë me disa nga artistët shqiptarë më te njohur të momentit si: Ghetto Geasy, Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Ya Nina, MC Kresha, Lyrical Son etj.
Mirëpo, diçka ndodhi dhe Tayna nuk mori dot pjesë për arsye që nuk ishin për fajin e saj, sipas postimit të reperes.
Megjithatë, ndonëse nuk ishte pjesë e festivalit, kënga e re e saj, “Si ai” që është një ndër më viralet sot ka ndezur atmosferën ndërsa të pranimishmit këndonin e kërcenim kur u vendos nga DJ.
Ndonëse binte shi, kjo nuk i ndaloi të pranishmit përkundrazi krijoi një moment edhe më epik, teksa me çadra në duar (shumë edhe pa çadra) të gjithë shijonin këngën e saj, moment pas të cilit reperja ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale.