Në një podcast të fundit, gazetari Arian Çani ka folur lidhur me moderatorët e emisioneve në vendin tonë, ku ndër të tjera është ndalur edhe në disa komente për Grida Dumën, teksa e quan “vjellje” dhe “debile e nivele të larta”, ndërsa shoqërohet edhe nga të qeshurat e moderatorëve teksa thonë: “e ka në mbiemër, mendon me sumë”.
Lidhur me këtë pjesë të intervistës, ka reaguar Sara Gjordeni e cila flet për Gridën në veçanti ku thotë se nuk i meriton këto fjalë (sipas saj), ndërsa shton se shoqëria jonë tashmë po i fyen e përul vajzat e gratë edhe publikisht.
Për deklaratën e Sarës, ka reaguar gazetarja Kozeta Kurti, e cila në mënyrë ironike shprehet: “Ju bëftë dita 1000 Sara Gjordenit, që i paska dalë në mbrojtje Grida Dumës!”