Albi Nako i është bashkuar vetëm pak ditë më parë shtëpisë së “Big Brother”-it. Koreografi i mirënjohur, ashtu si edhe vetë është shprehur ka ardhur në këtë lojë për të dalë triumfator. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Albi ka ndarë edhe detaje nga jeta e tij private, duke zbuluar se është në një lidhje dashurie, prej katër vitesh.
Balerini zbuloi se prej kohësh bashkëjeton me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë profesioniste. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Për këdo që është pranë rrethit të tij, historia e dashurisë me balerinën është tashmë një fakt i njohur. Ndonëse vetë çifti ka preferuar që ta mbajë këtë histori sa më diskrete, dyshja shfaqet kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu se kjo histori tashmë është e konsoliduar.
Bëhet fjalë për balerinën profesioniste Dori Staka, e cila është edhe koreografe dhe bashkëpunëtore e Albi Nakos në akademinë e tij të kërcimit.
Edhe pse nuk kanë shfaqur në sytë e publikut lidhjen e tyre, në rrjetet e tyre sociale nuk mungojnë kurrë komentet e njëri-tjetrit.
Albi Nako është përfolur gjithnjë për lidhjet me balerinat profesioniste më të reja në moshë. Kujtojmë këtu historinë e bujshme me Klaudia Pepën si dhe lidhjen me balerinën Alba Hoxha.