Sot është nata e 6 e spektaklit të DWTS, duke arritur kështu në gjysmën e rrugëtimit të spektaklit të kërcimit të yjeve.
I ftuari special për këtë javë është këngëtari Alban Skënderaj, ku çiftet garues do të performojnë kërcimet e tyre me këngët e tij.
Por, prezenca e Albanit sot në DWTS, është mjaft e veçantë për Sara Hoxhën, e cila e lidh me një kujtim për të ndjerin, babain e saj Dritan Hoxha.
“Në vitin 2004, im atë mburrej për një artist të ri që po performonte në Top Fest. Sot, gati 20 vjet më vonë, jam shumë e lumtur që ai rikthehet në Top-Channel për një mbrëmje tërësisht kushtuar karrierës dhe hiteve të tij të shumta, të dashura nga të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Mos e humbisni!” – shkruan Sara në një postim në Instastory.
Kujtojmë se Alban Skënderaj e ka nisur karrierën e tij në “Top Fest” me këngën “Vetëm ty” e cila u kthye në hit dhe të preferuarën për shumë shqiptarë asokohe.