Ish konkurentja e “Për’puthen” dhe ish banorja e BBV1, Antonela Berisha, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”.
Antonela është vendosur përballë pyetjeve ‘ngacmuese’ të aktorit Visjan Ukcenaj në rolin e “Minionit”, i cili e ka pyetur ku i gjen lekët për pushime.
“I marr borxh”, u përgjigj Antonela duke qeshur, ndërsa Visjani ka vazhduar: “Po si i lan me këste apo me klering?”, duke e vendosur paksa në siklet, ndonëse Antonela e kaloi duke qeshur.