Çifti Romeo-Heidi duket se nuk po gjejnë asnjë moment qetësie me njëri-tjetrin. Sapo duket sikur marrëdhënia mes tyre po rregullohet, menjëherë lind një konflikt i ri.
Shkak i konfliktit këtë herë është bërë nominimi i Heidit si lidere, e cila nxori Vesën në nominim, e duke qenë se e ka shoqe, Romeo nuk e priti aspak mirë këtë nominim nga Heidi.
Debatet kanë vazhduar që pas “Prime” të së martës, ndërsa sot Romeo ia ka thënë Heidit në fytyrë mendimin e tij: “Ti më do, por do lojën më shumë se mua” – është shprehur i prekur Romeo.
“Gjithmonë kam dashur të të mbroj, të të lë hapësirë dhe minimalisht meritoj një shpjegim. Mos më trego mua nuk të njoh unë ty” – kanë qenë fjalët e Romeos për Heidin.