Prej ditësh po flitet për këngën e re të Dafinës dhe Mozzik. Epo më në fund, pritjes i erdhi fundi dhe projekti u lançua. I ndarë në dy pjesë “Drama” dhe “Pahiri”, kënga e dyshes ka tërhequr menjerëherë vëmendjen e rrjetit.
Shumë njerëz po mendojnë se pas gjithë ‘dramave’ të fundit që i kanë ndodhur dyshes – Dafinës me Dj Geek dhe Ledri Vulën dhe Mozzik me Loredanën – dyshja tashmë është bashkuar për të qarë hallet e ish-ave përkatës.
Duket sikur e gjithë kënga është e ndërtuar mbi një diss për gjithë këto personazhe (Geek, Loredana, Ledri), ku dyshja Dafina-Mozzik nuk kanë ngurruar të ndajnë detaje që i kanë ndarë më parë për historitë e tyre me ish-at.
Nga ana tjetër, Dafina nuk ka harruar të përmendë as të dashurin e saj aktual, ku thotë se është biznesmen dhe p*dhs*me.
Si ju duket kënga e re e dyshes Dafina-Mozzik?