Dafina Zeqiri ka lançuar projektin e saj të ri me titull “Dasma” – një këngë që sigurisht mori menjëherë vëmendje si çdo projekt i Dafinës.
Mes shumë fansave dhe artistëve që e përgëzuan këngëtaren për këngën e re, ishte dhe Alban Skënderaj, i cili e uroi pak më ndryshe kolegen e tij dhe miken e tij në “Whats’app” .
Ndërsa Albani e uron Dafinën të trashëgohet, i uron asaj të bëhet sa më shpejt nënë e një vajzë, ndërsa Dafina tregon që thjesht po i “rikujton me stil” projektin që kanë bashkë, i cili do të vijë shumë shpejt për publikun.
Përpos faktit që janë kolegë duket se dyshja Alban-Dafina, ruajnë edhe një raport shumë të mirë miqësor me njëri-tjetri, gjë që duket nga bisedat e tyre me humor.
Ata kanë sjellë një projekt muzikor para pak muajsh, i cili rezultoi shumë i suksesshëm për publikun dhe shumë shpejt do të lançojnë dhe projektin e tyre më të ri, të cilin ne me zor e presim!🙂