Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli, ka bërë eskperimente të vazhdueshme në ‘look’-un e saj ditët e fundit. Nga flokët bjonde siç ishim mësuar ta shihnim, në brune e tani në një ngjyrë krejtësisht tjetër- madje e tillë nuk është shfaqur asnjëherë më parë.
Gazetarja përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se këtë herë ka bërë flokët ngjyrë karrotë dhe ka paralajmëruar se diçka po vjen. Ilnisa para pak ditësh ndau me fansat ndryshimin e saj ku kishte zgjedhur që të bëhej brune dhe duket se kjo do të jetë ngjyra e saj e flokëve tashmë, me përjashtim të ndonjë eksperimenti të vogël si ky i fundit.
Megjithatë, ajo që ka rënë në sy më shumë, ka qenë komenti i Meritonit. Poshtë postimit të partneres së tij, ai shkruan:
Çdo natë po flej me një tjetër.