Bora Zemani është një prej moderatoreve sportive më të njohura të ekranit shqiptar dhe ndër më të përfolurat e showbizit, e cila ndiqet nga një numër i madh fansash në Instagram.
Sot është një prej figurave më të njohura, mirëpo me siguri shumë pak e kujtojnë Borën në fillimet e karrierës së saj si velinë në emisionin ‘Fiks Fare’.
Siç e shihni në foton e mësipërme, ajo ka qenë shumë e dobët dhe me flokët bjonde dhe me siguri askush nuk e ka njohur në pamje të parë.
E diplomuar për kanto, Bora ka qenë gjithashtu pjesëmarrëse në Top Fest.
Bora ka prezantuar në Digitalb “Bar Skedina” dhe gjithashtu emisionin “Treshat” në Vizion Plus me vëllezërit Veshaj përpara se të moderonte emisionin i cili e ngjiti në majë të suksesit, “Për’puthen”.
Të mos harrojmë dhe moderimin ritmik që Bora mbajti tek “Dancing With the Stars”.
Gjithashtu bora ka dhe një markë të sajën të veshjeve “Bzzz.Company”. E pas shumë sukseseve të njëpasnjëshme, nuk kishte si të mungonte një video e Borës kur ajo drejtonte emisionin për fëmijë me “Izzy” që na rikthen nostalgjinë për kohën kur është zhvilluar dhe emisioni dhe na frymëzon se si duhet të punojmë për të ngjitur majat si Bora Zemani.
Video si më poshtë 👇🏻