“Unë jam Ina Kollçaku dhe jam në Radiotelevizionin Publik Shqiptar”, nis videoja ku opinionistja njofton projektin e saj të ri në televizion, “Aromë Gruaje”.
Mjaftoi kaq që Ina të ngacmonte kuriozitetin dhe të bënte të na lindnin shumë pyetje për programin e saj të ri. Gjithsesi, nuk na la të presim gjatë për të mësuar më tepër pasi përmes një pyetësori me ndjekësit, ka ndarë detaje rreth programit.
Sipas përgjigjeve të Inës në pyetësor, është mësuar se “Aromë Gruaje” do të jetë një emision dedikuar vajzave dhe grave dhe do të nisë në javën e fundit të tetorit.
Temat që do të trajtohen në emision do të kenë në fokus promovimin e suksesit të grave në nivel njerëzor dhe emocional.
Sa i përket studios së emisionit, do të jetë pa publik në një ambient të vogël e ‘romantik’, siç e quan Kollçaku, ndërsa zbulon se do të transmetohet 1 herë në javë, në mbrëmje (prime time siç njihet në gjuhën e televizionit)