Inteligjenca artificiale jo pak herë ka qenë shkaku i një diskutimi të madh, nëse ajo po shkon përtej imagjinatës së njeriut apo është një e ardhme e pashmangshme të cilës seriozisht i duhet kushtuar një vëmendje e jashtëzakonshme.
Përveç njerëzve të famshëm apo ata që kanë ndërruar jete janë kthyer në imazhe te qarta nga IA, ditën e djeshme inteligjenca artificiale ka prezantuar dhe personazhet e njohur të SIMPSON.
Kjo gjë ka bërë shumë bujë duke na rikthyer në fëmijërine e dikurshme por personazhet vizatimorë të gjeneruar në njerëz. Nuk dihet nëse ndonjeherë të tilla personazhe janë imagjinuar në të tillë forme por si duket IA ka tejkaluar limitet e veta. Mos të harrojmë se aktualisht inteligjenca artificiale është berë shkak i një debati shumë të madh prej së cilës njerëzit janë të pavendosur nëse duhet ta mirëpresin këtë avantazh dixhital apo do të kthehet në boomerang të cilit askush nuk mundet ti japë përgjigje për momentin.