Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka rrëfyer një nga përjetimet më të vështira pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Një nga momentet që e ka lënduar më shumë ishte një intervistë e vajzës së saj, e cila kishte folur për marrëdhënien me babain gjatë kohës kur Ledjona ishte pjesë e programit.
Në një bisedë të sinqertë, Ledjona tregoi se nuk e përjetoi mirë intervistën e vajzës dhe se ishte një goditje e madhe për të. Ajo pranoi se gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” kishte vendosur të mos fliste për këtë çështje, por publikimi i intervistës e kishte rënduar situatën.
“Kur dola jashtë, më lëndoi shumë intervista që vajza ime dha, e cila u realizua gjatë kohës që isha brenda. Nuk e përjetova mirë, nuk reagova në kohën e duhur, dhe kjo më tronditi,” shprehu Ledjona.
Ajo shtoi se heshtja ishte një zgjedhje e qëllimshme për të mos përhapur më tej intervistën dhe për të mbrojtur vajzën e saj nga një situatë që mund të ndikonte negativisht tek të dyja.
“Vendosa të hesht, sepse nëse do të kisha reaguar, situata do të përshkallëzohej dhe do të përhapej. Nuk doja që vajza ime të prekej nga kjo,” përfundoi Ledjona, duke shprehur dëshirën për të mbrojtur familjen e saj nga pasojat mediatike të kësaj ngjarjeje.