Xhirimet e filmit të Borës dhe Donaldit tashmë janë afër fundit. Sikurse e kemi treguar dhe më herët, filmi titullohet “5 herë jo”, i zhanerit komedi romantike, ku protagonistë janë Bora Zemani e Donald Veshaj, të cilët do të rrefejnë historinë e tyre të dashurisë.
Ndërsa filmi do të shfaqet në kinema në dhjetor, dhe çifti vazhdimisht ka ndarë momente nga prapaskenat, ata sërish kanë shumë për të folur lidhur me këtë projekt, për të cilin kurioziteti është shumë i lartë.
Për këtë arsye, Bora dhe Donaldi kanë ndarë në faqen zyrtare të filmit, disa nga pyetjet më të shpeshta të filmit, në një intervistë nga ndjekësit për çiftin përmes një “Ask me a question” në Instagram.
Kështu çifti ka treguar se xhirimet e filmit janë bërë në disa vende si Tiranë, Fier, Llogara, Livadh si dhe aktorët të cilët do të zbulohen pak nga pak. Ata gjithashtu tregua se si kolona zanore, filmi ka këngë të dedikuara, të cilat çifti siguron që do kthehen në hite. Si do ta përshkruanin Bora dhe Donaldi filmin me 5 fjalë?! Ua themi ne: entuziast, aventuresk, komik, intrigues, romantik.
Pra, me fjalë të tjerë bëhuni gati për një super eksperience kinematografie me “5 herë jo”!! 😉