Së fundmi është bërë me dije se që nga fillimi i vitit që vjen, pasaportat nuk do të vulosen më në pikat kufitare për vendet e botës së tretë (ku bëjmë pjesë dhe ne), por do të zëvendësohen me një leje paraprake online, e cila do të miratohet nga shteti që do vizitohet, në të gjithë zonën Shengen.
Kjo situatë e ka “revoltuar” Einxhel, e cila ka reaguar në Instagram për këtë dhe faktin se si shqiptarët nuk i kushtojnë rëndësi këtyre lajmeve, por vazhdojnë akoma merren me showbizin.
Më tej, Einxhel e ka vazhduar mendimin e saj përmes disa postimesh në Instastory, ku shprehet ironikisht se ne akoma merremi me showbizin, se kush hoqi kë nga Instagrami, kush është shtatzënë, pse nuk folën personazhet publikë me njëri-tjetrin në evente etj, ndërkohë që çështje të tilla që vërtet prekin “shtëpitë” e shqiptare as nuk iu kushtohet rëndësi e as nuk merret askush.
Në fakt, “ironia” e Einxhel është me vend, pasi tema e heqjes së vulave nga pasaportat ka qenë tema më pak e komentuar në rrjet dhe në media, por pyetja është pse ndodh kjo? Si mendoni ju?