“Drame” e fundit mes Luziit dhe Deas, e nisur nga ky i pari në një koncert në Shkodër dhe i vazhduar nga kjo e fundit, me një reagim vërtetë të ashpër në Instagram, ka bërë që njerëzit t’i rikthehen edhe njëherë “rivalitetit” që ish-banorët e “BBV” kanë pasur, teksa disa prej këtyre konkurentëve kanë tentuar të pëfshihen në këtë”konflikt”. I pari ka qenë Kristi Aliaj, ndërsa së fundmi duket se edhe Armaldo Kllogjeri aka Maestro është bërë pjesë e “dramës”.
Luizi dhe Armaldo në fakt kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie dashuri-urrejtje brenda shtëpisë, por më shumë dashurie, teksa pas mbarimit të reality show-t, Maestro ka bërë më dije se ata nuk kanë pasur komunikim me njëri-tjetrin, të paktën jo ashtu sic pritej.
E në lidhje me situatën ë fundit, tenori ka postuar një foto të tijën në Instagram dhe në një përpjekje ose për të ironizuar Luizin dhe për t’u përfshirë në dramën e tij, ose për të na dhënë një mesazh të tipit “motivohu sot”, bashkangjitur shkruan:
