Këngëtares dhe njëkohësisht ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Anna Kabashi, mediat kosovare i kanë “zbuluar” ditën e sotme partnerin, të paktën kështu u raportua në disa prej tyre, teksa sipas “Indeksionline” ajo është në një lidhje me një djalë nga Gjakova, të quajtur Ilir Syla, e që ja shpreh dashurinë edhe publikisht nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale.
E teksa lajmi u përhap në shumë prej mediave rozë, duket se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori, teksa Kabashi, nëpërmjet një reagimi në Instagram i ka hedhur poshtë zërat. Kështu, këngëtarja thotë se nuk është në lidhje, jo me djalin e lartëpërmendur, por me askëund, teksa po ashtu thonë se të gjithë do ta dinë kur të nisë një romancë të re, pasi do të jetë e para që do ta njoftojë.
Në fund ajo tregohet e sjellshme, ku edhe pse me ironi, falenderon mediat për “mirëkuptimin”.
Pra Anna vazhdon të jetë “single”, deri në një njoftim të dytë!