Megjithëse në edicionin e parë të spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”, pjesë e jurisë erdhi posaçërisht nga Italia balerini Kledi Kadiu, duket se kësaj here do të ketë ndryshime.
Kryefjala shkruan se për shkak të angazhimeve të shumta me Maria De Filipi-n në “Canale 5” dhe shkollës së tij të baletit, Kledi e ka refuzuar këtë vit ftesën për të qenë pjesë e jurisë në “Top Channel”.
Ndaj, ky pozicion ka mbetur i hapur për balerinin Ilir Shaqiri.
S’dimë ende nëse do të pranojë të jetë këtë sezon të dytë në jurinë e “DWTS” pas Kledit, megjithatë nga zhvillimet e tij të fundit që ka ndarë në rrjete sociale, Iliri duket pa të tjera impenjime.