Një temë që shpesh diskutohet e gjithnjë bën zhurmë në rrjet janë ndarjet dhe bashkimet e çifteve të showbiz (shpesh herë për famë e klikime) të cilat gjithnjë kryesojnë ‘titujt rozë’.
Kjo temë është diskutuar së fundmi edhe në ‘Trotuar’ në ‘E diell’, ku pjesë e rubrikës ishte dhe Dea Vieri, ish-banore e BBV3.
Dea u shpreh se sa i përket kësaj teme, ajo është e bindur se një nga çiftet që ndahen dhe bashkohen për famë, është Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
“Një çift përshembull, që mua nuk ma ndryshon dot njeri mendjen, por që mendoj që janë ndarë, bashkuar, ndarë e bashkuar prapë për famë, është Donaldi me Bora Zemanin. Atë ndarjen aty e kanë pasur thjesht sa për lajm. Edhe ndarjen, edhe bashkimin prapë, atë puthjen. Edhe ndarjen prapë. Mendoj që ndarja para BBV është bërë për famë, ai bashkimi aty ka qenë i bukur normalisht dhe ndarja prapë dhe lidhja me Triksën ka qenë e sajuar dhe për famë.” – u shpreh Dea.