Ka qënë gazetarja dhe ish-banorja Zhaklina Gjolla e ftuara e “Top Arena” ku është vënë përballë pyetjeve pikante të Alesia Bamit.
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 2” u shpreh se Roza Lati ka kopjuar strategjinë e saj në “Big Brother VIP 3”, ndërkohë që injoroi Olta Gixharin, e cila së fundmi është bërë nënë për herë të dytë dhe uroi vetëm motrën e aktores, Gerta Gixharin.
Alesia Bami: A është e vërtetë që je ndarë nga partneri se nuk i pëlqejnë fotot e tua në Instagram?
Zhaklina Gjolla: Është e vërtetë që Instagrami im nuk është aq interesant sa unë, por jo, nuk është e vërtetë!
Alesia Bami:E vërtetë që Roza Lati të ka kopjuar, duke përdorur startegjinë tënde në “Big Brother VIP”?
Zhaklina Gjolla: Po, e vërtetë!