Arbër Hajdari është kthyer në një personazh mjaft të dashur për publikun me pjesëmarrjen e tij në BBV për dy sezone me radhë si opinionist.
Arbri ka deklaruar se nuk do të jetë sërish opinionist në sezonin e tretë të BBV, duke e lënë pozicionin e opinionistit të lirë për dikë tjetër, që po aludohet se do të jetë Luizi.
Mirëpo, duket se ish-opinionisti ka disa të reja edhe nga jeta e tij private. Në promon e “Më lër të flas” që do të transmetohet sot (e shtunë), thuhet se Arbri do të ndajë një lajm ekskluziv, ndërsa dëgjohet se binjakët Veshaj, e urojnë për lajmin e gëzuar.
Kaq mjaftoi që rrjeti të aludojë se ish opinionisti do të bëhet baba. Sa e vërtetë është kjo, do ta mësojmë sonte në “Më lër të flas”.