Majlinda Zeka u bë emër i njohur për publikun shqiptar pas lidhjes me Majk. Ajo dhe reperi i dhanë fund lidhjes gjatë periudhës së shtatzënisë ndërsa arsyet nuk janë bërë të ditura asnjëherë.
Së fundmi Majlinda gjatë një bisede në Instagram, aty ku ka një numër të madh ndjekësish, ka hedhur akuza të rënda ndaj Majkut.
E pyetur nga ndjekësit nëse babai i djalit 4-vjeçar Roan paguan ndonjë detyrim për të birin, Majlinda është përgjigjur ‘Jo nuk kujdeset’.
Kjo ka irrituar ndjekësit, të cilët kanë vërshuar faqen e vogëlushit në Instagram duke komentuar në fotot e vjetra që ka me reperin duke e kritikuar atë për mos kujdesje ndaj tij.