Me hyrjen e banorëve në BBV, ekspozohet edhe më shumë jeta e tyre private para publikut të gjerë.
Kështu ka ndodhur edhe me Meriton Mjekiqin, i cili ka marrë vëmendjen e publikut me historinë e tij me ish partneren dhe djalin e tyre.
Së fundmi, ish partnerja e Meritonit ka reaguar sërish për përmendjen e djalit të saj me Meritonin ku ka kërkuar të mos ekspozohet djali i saj, pasi kujdestaria i përket vetëm asaj dhe Meritoni nuk ekziston në jetën e djalit.
Vetëm pak më parë, ish partnerja e banorit ka postuar disa foto në aeroport, ku tregon se ka mbërritur në Tiranë dhe rrjeti ka nisur menjëherë të aludojë se qëllimi i vizitës është një takim i mundshëm me Meritonin në BBV, për të sqaruar gjithçka komentohet në rrjet për ta.
Mbetet të presim mbrëmjen e sotme për të parë nëse do të ketë vërtet një takim mes tyre.