Teksa në ‘Prime-n’ e sotëm, Romeo Veshaj është ‘sulmuar’ përsëri prej banorëve të shtëpisë, reagime të shumta kanë ardhur jashtë formatit si nga disa ish-banorë dhe jo vetëm.
Ka qenë Sara Gjordeni e para e cila ka krahasuar sulmi që i bëhet Romeos me presionin që ajo kishte sa herë ‘hapte gojën’.
E pak momente më parë, ka reaguar dhe Vesa Smolica e cila nëpërmjet një postimi në Instastory thotë: “M’vjen keq që jeni tu i ra n’qaf prap krejt shpija. @romeoveshaj m’u kujtuan momentet kur sa herë ndodhte, isha aty me e largu nga të gjithë ata njerëz që me zor presin ta dobsojnë atë. Durim vëlla”