Në episodin e dytë të podcastit “FLET” në TAR, ishte e ftuar Adriana Matoshi.
Ajo foli për periudhën e vështirë të sëmundjes dhe betejat e vazhdueshme me tumorin në tru.
Adriana Matoshi:Edhe momentin kur unë e kam kuptuar se çka kam dhe çka mban trupi im, unë kam qeshur dhe kam thënë është diçka që duhet tejkaluar. Edhe kam thënë nëse Zoti ka shkruar që unë duhet të jetoj, do të jetoj. Nëse ka thënë që do të më marrë, do të më marrë. Menjëherë pasi jam kthyer prej operacioneve, unë kam vazhduar me punën. Nuk jam ndalur e as nuk kam pushuar asnjë ditë.
Ilnisa Agolli: Sa zgjati e gjitha kjo si periudhë?
Adriana Matoshi: Po tani ta filloj, të parën e kam pas në vitin 2012. Kam qenë shtatzënë kur e kam kuptuar që kam pasur një tumor në tru dhe kam thënë ok… Kam mbajtur dertin e shtatëzanisë se si do ta lind vajzën. Unë e kam humbur dhe shikimin. Me njërin sy nuk kam parë fare, me njërin 30 përqind. Edhe kisha problemin, si do ta lind dhe si do ta shoh fëmijën tim.