Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka ndarë detaje për marrëdhënien e saj me partnerin Gent Lasku, teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”.
Eneda zbuloi se Gent Lasku është autori i tekstit të këngës së saj pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” të titulluar “Më fort”.
Duke folur për lidhjen e tyre, Eneda tha se ata ndajnë shumë pika të ngjashme në historitë e tyre të jetës. Ajo theksoi se, megjithëse njerëzit shpesh shfaqen të lumtur dhe të arrirë, gjithkush ka kaluar vështirësi të ndryshme.
Eneda ndau gjithashtu historinë e njohjes së tyre, duke treguar se gjithçka filloi gjatë një takimi të rastësishëm në një klub të një miku të përbashkët, në një moment privat ku ata ishin vetëm.
Gjithashtu, Eneda zbuloi edhe një ‘sekret’ gjatë intervistës. Ndërsa nuk ndau shumë detaje nga marrëdhënia me Gentin, ajo tha se po i ruan këto detaje për një projekt të përbashkët me partnerin e saj që do të vijë së shpejti.
Biseda në studio:
Eneda Tarifa: Nuk do të them shumë sepse kam menduar ta ruaj për një moment tjetër…
Rudina Magjistari: Aq sa do ti.
Eneda Tarifa: Se nuk është vetëm Rudina që me thënë të drejtën e dua shumë dhe kam ardhur me shumë dashuri, por kemi një projekt tonin që dua që disa gjëra t’i ruaj për atje.
Rudina Magjistari: Shumë e kuptueshme.
Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…
Rudina Magjistari: Ku ishit, në një festë?
Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.
Rudina Magjistari: Ashensor?
Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klabin e një shoku tonë të përbashkët.
Rudina Magjistari: S’kishte njerëz të tjerë?
Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.
Rudina Magjistari: Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…
Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.