Vetëm pak orë na ndajnë nga “Prime” i sotëm ku pritet të jetë një mbrëmje plot emocion.
Vet faqja zyrtare e BBV, ka ndarë disa situatat që do të zhvillohen sot gjatë “Prime”.
Pritet se Liami pasi ka sqaruar çështjen për akuzat ndaj tij, do të hyjë sërish si banor në shtëpi.
Nga ana tjetër, disa ditë më parë Egla ka ngritur akuza të forta kundrejt një personazhi publik, çështje kjo që do të sqarohet sot në Prime.
Në spektaklin e sotëm, nuk do të mungojnë as surprizat, ku një e tillë do t’i bëhet Françeskës.
Sa i përket liderit të shtëpisë, do t’i duhet të përballet me një zgjedhje të vështirë, thuhet në faqen zyrtare të BBV.