Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë solli mjaft “zhurmë” në rrjet – nga pritja që fansat organizuan për Luizin, reagimet për Oltën dhe sërish mungesa e Ledri Vulës krah Sara Hoxhës.
E meqë jemi te kjo e fundit, Sara u komentua shumë në rrjet edhe për paraqitjen e saj dhe fustanin e kuq që kishte veshur.
Fustani i Sarës tërhoqi shumë vëmendjen e rrjetit, ndërsa aktorja dukej një yll me fustanin e krijuar nga Drenusha Xharra – sa i bukur aq edhe ekstravagant, i kuruar në detaje.
Fustani “ALANA” i Sarës ka kushtuar 890 euro.