Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë të njohur tashmë për marrëdhënien e tyre si “Tom & Jerry”. Kjo marrëdhënie u vu re që në Big Brother, ku ata ishin armiqtë më të mëdhenj të njëri-tjetrit, por rrallë herë i shihnim dhe mjaft afër njëri-tjetrit.
Kështu, kjo marrëdhënie e tyre i ka bërë ndjekësit e tyre dhe publikun kurioz. Në një “Ask me a question” që u aktorja hapi dje me ndjekësit në Instagram, sigurisht një pyetje do të ishte edhe për Luizin. “A ke miqësi me Luizin?” – pyet ndjekësi, ndërsa përgjigjja e Oltës ka qenë një “JO” e prerë, por me një foto të të dyve, ku duket se nuk po kalojnë dhe aq keq në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Pas daljes nga BBV, Luizi dhe Olta do të jenë protagonistët e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i cili pritet të ketë premierën në tetor. Në fillimet e xhirimeve i pyetur për Oltën dhe Luizin, regjisori i filmit Koloreto Cukali, ka thënë se ata shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin e madje ndonjëherë pas xhirimeve dalin e pijnë ndonjë gotë së bashku.
Mirëpo, diçka ndodhi që marrëdhënia e tyre u kris sërish, pasi në daljet e fundit publike, ata kanë treguar se nuk kanë asnjëlloj raporti miqësor me njëri-tjetrin e madje burimet treguan se gjatë xhirimeve Olta dhe Luizi kanë pasur debate shumë të forta pas kamerave, ndërsa vazhdojnë e hedhin “kunja” për njëri-tjetrin.