Dafina Zeqiri ka vendosur të jetë e pandalshme jo vetëm sa i përket projekteve të reja, por edhe kunjave e debateve me kolegët e saj.
Pas gjithë “kunjave” me Melinda Ademin, duket sikur situata u qetësua për pak, derisa Dafina vendosi të veprojë sërish.
Së bashku me ish-stilistin e Melindës, Dafina ka rikrijuar fotot e Melinda Ademit, të postuara në vitin 2021. Si për ironi, në fotot e postuara Dafina ka shkruar “jena lodh me drama” – pjesë nga bashkëpunimi i saj me Mozzik, i cili u bë mjaft viral pasi përmes këtij projekti dyshja i bëri një ‘diss’ mjaft të fortë “kundërshtarëve” dhe “ish-ave” të tyre.
Ndërkaq, Melinda ende nuk ka reaguar lidhur me këtë kopje nga ana e Dafinës.