Dje morëm një surprizë shumë të këndshme nga Drake, pas 28 nëntorit – kënga “Polar opposites”, e gjitha e mbushur me simbole shqiptare!




Në këngën e tij, Drake prek paksa edhe tensionet në Kosovë – e kuptueshme pasi tekti është shkruar nga miku i tij, Gent Memishi.
Nga ana tjetër, Drake flet edhe për një vajzë të quajtur Mariana nga Prishtina, që i ka “thyer zemrën” dhe është larguar nga ai. Sigurisht, kjo na bëri kuriozë të gjithë dhe pyetja që qarkulloi në rrjet ishte: “Kush është Mariana e famshme?”
“XL Social Media” e ka një përgjigje për ju! Mariana është një vajzë me origjinë nga Tirana, e cila është një ‘fashion designer’. Mariana është një mikeshë e ish-it të Drake, Jorja Smith, me të cilën Drake është ndarë para shumë kohësh e madje i ka dedikuar edhe këngën “Jaded” të albumit “Scorpion”.

Disa kohë pas ndarjes nga Jorja, Drake ka nisur të dalë me Marianën, një lidhje që me sa duket sërish nuk ka funksionuar, kjo për faktin se dyshja ishin shumë të kundërt, si mund të kuptohet edhe nga titulli i këngës “Polar opposites”.
Për të gjithë kuriozët, iu prezantojmë me Marianën.


