Mbrëmjen e së premtes nisi spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars”, në Top Channel. Më të kuqe, me të kuqe veshur o, zgjodhi të paraqitej prezantuesja Bora Zemani në natën e parë.
A jeni kurioz të dini sa kushtoi veshja e saj në total?
Fustani i shkurtër me mëngë të gjata i markës së famshme franceze “Alexandre Vauthier” ka kushtuar 2314 dollarë. Bora e kombinoi veshjen me sandalet ngjyrë argjendi të markës “Aquazzura” të cilat kushtojnë 1079 dollarë.
Moderatorja zgjodhi që vathët e gjatë t’i kombinonte me elementët e sandaleve, të cilat kishin të njëjtën ngjyrë, duke krijuar kështu një super “look” që e bëri Borën të shkëlqejë në këtë nisje të Dancing!