Rikja së fundmi ka akuzuar të gjithë djemtë në shtëpinë e Big Brother.
E nxehur me ta, ajo u kërkoi që të pastrojnë shtëpinë, ose përndryshe do u nxjerrë namin që “janë zhulsa’. Ajo i kërkoi veçanërisht Romeos të çohej nga oborri, aty ku ishte ulur me Heidin, dhe të hidhte plehrat.
Rikja: Mos më rrini aty si bukurosha, plehrat të paktën. Romeo, çohu hajde.
Nga ana tjetër, mes banorëve ka ‘plasur’ debati mëngjesin e sotëm dhe shkak për këtë është bërë ushqimi, i cili është prishur dhe banorët janë detyruar të hedhin në plehra një pjesë të mirë të tij.
Ka qenë Graciano ai që ka ngritur zërin për këtë, i cili është shprehur se kuzhina dhe shtëpia mban erë prej ushqimeve në kuzhinë dhe se nuk mund të jetojë në një ambient të tillë.