Këngëtarja e njëkohësisht aktorja e famshme, Jennifer Lopez, feston sot ditëlindjen. Edhe pse askujt nuk i besohet artistja e Hollywood-it mbush 54 vjeçe. Vitin e kaluar J.Lo dhe Ben Affleck festuan ditëlindjen e saj të 53-të me një udhëtim në Paris, i cili gjithashtu ishte muaji i tyre i mjaltit. Çifti darkoi në La Girafe të Kullës Eiffel, dhe me sa duket Ben u bë super emocional. Jennifer dhe Ben ende nuk dihet se çfarë kanë organizuar për këtë ditëlindje.
Pak ditë më parë Jennifer Lopez dhe Ben Afleck kanë festuar një vjetorin e martesës së tyre, ndërsa në këtë ditë kaq të veçantë për ta dyshja e kaluan në një drekë së bashku me tre fëmijët e tyre në Los Angeles.
Jennifer Lopez i bëri një dhuratë mjaft speciale për partnerin e saj në këtë ditë kaq të veçantë për ta. Ajo zgjodhi që të bëjë dhuratë një këngë romantike për historinë e tyre të dashurisë.