Luiz Ejlli padiskutim është kthyer në njeriun më të përfolur të këtij viti nga të gjitha moshat dhe njerëzit. Aktualisht ai gëzon dashurinë e numrit më të lartë të fansave si dhe fansat më besnikë që ka pasur ndonjëherë një personazh publik.
Pikërisht njeriu i kthyer në fenomen nga publiku që e ndjek në një periudhë kohore shumë të shkurtër, feston sot ditëlindjen dhe padyshim që urimet kanë qenë të panumërta.
Surprizën e parë të ditëlindjes, Luizi e mori nga partnerja e tij Kiara Tito, e cila kishte përgatitur një darkë romantike për të.
E ndërsa kjo ishte e pritshme nga ana e moderatores si partnerja e tij, mbetet të thuhet se surprizat më të veçanta për këngëtarin kanë qenë nga adhuresit e tij.
Kështu, një grup fansesh të tij, kanë përmbledhur të gjitha këngët e Luizit, që nga fillimi i karrierës së tij 20vite më parë e deri më sot në një CD. Gjithashtu, vajzat kanë krijuar një “mini-libër” ku kanë përmbledhur gjithë tekstet e këngëve të tij, së bashku me një koleksion fotosh të Luizit.
Këngëtari e ka ndarë këtë dhuratë me ndjekësit e tij, pasi ka ngelur shumë i surprizuar nga dhurata e mirëmenduar e fanseve të tij.
Kujtojmë se në kohën kur artistët shqiptarë nisën të krijonin dhe shisnin CD-të e tyre, Luiz Ejlli vendosi të shkëputej nga muzika për të shkuar drejt Francës, kështu që nuk e pati kurrë mundësinë të kishte një CD me këngë e tij e më në fund, duket se fanset e tij i kanë realizuar një dëshirë të mbetur ‘peng’ ndoshta.
Gjithashtu,një tjetër surprizë e madhe për Luizin ka ardhur nga ndjekësit dhe fansat e tij nga e gjithë bota, ku përmes një videoje fansat e tij i urojnë ditëlindjen dhe i shprehin dashurinë që kanë për të.
Edhe këtë video, këngëtari ka vendosur t’a ndajë në profilin e tij duke shkruar:
“Ju jeni forca ime! Vetëm para jush ulem në gjunjë. Ju dua përjetësisht❤️ “