Kilian Mbape është lënë jashtë planeve të PSG-së, teksa klubi po mundohet që ta largojë atë gjatë merkatos së verës. Por duket se mungesa e futbollit të luajtur nuk po shqetëson shumë lojtarin. Ai ka shfrytëzuar ditën e tij të pushimit për të udhëtuar me avionin e tij privat drejt Sardenjës, për të hequr pak mendjen nga telenovela e merkatos që e rrethon, dhe duket se atje ai ka gjetur personat me të cilët të shtyjë kohën.
Më saktësisht, dy bukuroshe me bikini nuk i janë ndarë sulmuesit gjatë gjithë kohës që qëndrimit të tij në një klub në Sardenjë. Ata janë parë gjatë gjithë kohës duke bashkëbiseduar me futbollistin teksa pinin koktej pas kokteji.