“Java e Modës” që po mbahet në Milano ka bërë bashkë gjithë emrat më të rëndësishëm të modës – fashionistë, blogerë, influencers etj – të gjithë bashkë për të ndjekur koleksionin e ri “Pranverë-Verë 2024” të brand-eve më të njohura ndërkombëtare.
Kjo ishte dhe arsyeja e fluturimit të papritur të çiftit Luiz-Kiara në Itali. Por, Luizi dhe Kiara nuk janë të vetmit që po marrin pjesë në këtë event kaq të rëndësishëm të modës. Gjithashtu, dhe disa emra të tjerë ndodhen bashkë me ta në Milano, çuditërisht banorë të BBV po ashtu.
Kështu, edhe Jori Delli është e ftuar në sfilatën e “Iceberg”, teksa shoqërohet nga i dashuri i saj, Fred de Palma.
Një tjetër ish-banore e BB që ndodhet në Milano, bashkë me motrën e saj Ditean, është Sara Berisha, e cila është e para influencere shqiptare e ftuar në sfilatën e një prej brand-eve më të rëndësishme botërore, Diesel, duke shënuar kështu një super arritje për Sarën në profesionin e saj.
Si gjithmonë, vajzat kanë shkëlqyer dhe kanë marrë vëmendjen maksimale në Milano dhe ne jemi shumë të lumtur për to! 🙂