E ftuar ditën e djeshme në ‘Big Brother Fan Club’ ka qenë Beniada Nishani. Ish-finalistja e edicionit të parë të BBV ka dhënë mendimin e saj në lidhje me çiftin Romeo – Heidi dhe gjithashtu është ndalur edhe tek loja e kësaj të fundit duke e krahasur edhe me “Grande Fratello”-n.
“Heidin unë e shikoj si një vajzë që nuk ka frikë nga paragjykimet si gjithë vajzat që jetojnë jashtë shtetit. Ajo i shpreh mendimet që ka, e shpreh dashurinë sepse nuk ka frikë nga mendimet e popullit shqiptar. Unë mendoj që vajzat shqiptare që janë rritur këtu kanë pak më shumë frikë se çfarë mendojnë ose nëse duhet ta bëj apo mos ta bëj. Pra numërojnë deri në tre. Ndërkohë unë për veten time nuk numëroja, çfarë kisha e thoja, e përqafoja edhe Donladin, Kledin…” – u shpreh Beniada.
Ndër të tjera Beniada shtoi se:
“Pashë në portale që shumë veta në Instagram kanë krahasuar Heidin, mua dhe Jorin. Me siguri të përbashkët kemi faktin që jemi vetvetja.”