Pas publikimit të podkastit të tyre, Afrona Dika dhe Blero Muharremi duket se kanë bërë paqe mes tyre. Madje, Afrona nuk rezervohet as në mbështetjen publike ndaj Bleros.
Pak ditë më parë, ajo i uroi suksese këngëtarit në pjesëmarrjen e tij në Alba Festival, ndërsa ai ia ktheu: “Nëse nuk vjen ti nesër, s’e këndoj këngën tënde!”
Së fundmi, Afrona e ka mbështetur edhe për këngën e fundit që Blero ka publikuar në bashkëpunim me Eli Malajn.
“Mbështetja është çelësi”, -e ka mbishkruar ajo videon.
Me sa duket, gjithë keqkuptimet që ata patën për publikimin e podkastit i kanë lënë pas.