Sot është mbajtur premiera e filmit “5 herë jo” që ka bërë bashkë shumë personazhe publikë të dashur për publikun.
Në premierë nuk kishte si të mungonte as Jonida Maliqi, e cila ka qenë mjaft e afërt me çiftin Bora-Donald pasi ka qenë në një lidhje dashurie me Romeo Veshaj.
Më e buzëqeshur se kurrë, Jonida mbërriti në premierën e “5 herë jo” duke i uruar shumë suksese çiftit në projektin e tyre.
Kujtojmë se disa ditë më parë Romeo e përshëndeti Jonidën nga studio e “Më lër të flas”, ku tregoi se ruajnë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe kohën që kanë kaluar bashkë, ndërsa pak ditë më pas Jonida i ktheu përshëndetjen në një intervistë në “TV Klan”.