Plot 8 vite pas divorcit të bujshëm, Jonida Maliqi ka ngritur padi ndaj ish bashkëshortit Gent Prizreni, me pretendimin se ky i fundit nuk i është përgjigjur detyrimeve ekonomike ndaj djalit të tyre.
Ndërsa Gent Prizreni është përgjigjur duke publikuar disa nga faturat e vitit 2024, Jonida Maliqi thotë se nuk do i tolerojë më gjërat që ka toleruar më parë ndërsa sjell në kujtesë periudhën tetor 2021-mars 2023.